Mehmetali Rexhepi vjen në këtë mëngjes vjeshte me “Kallinjtë e Çatisë”
Mehmetali Rexhepi nxori sot nga shtypi librin e tij të ri në prozë “Kallinjtë e Çatisë”, të shkruara kryesisht brenda viteve 2018-2020.
Prozat, me tituj të ndryshëm, janë të lidhura rreth një kryepersonazhi strumbullar, i cili mëton ndërtimin e një romani post modern.
Proza poetike e Rexhepi është një univers që i ngjan gjithkujt dhe askujt, thotë Hajdar Paçarada Dumoshi.
Rexhepi ka shpreh mirënjohje dhe faleminderime me këtë rast për ndihmesën që i dhanë në përgatitjen dhe botimin e librit: Hajdar Paçadaradën, profesor Dr. Anton Berishën, Hetem Kosumin, Avni Xh Behlulin, Raif Gashin, Nebih Bunjaku e të tjerë./Mediafokus.info


