Meidani: Parlamenti i Kosovës duhet të ndërpres funksionimin e Dhomave të Specializuara

Arrestimet e figurave të larta të UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe të tjerë janë komentuar edhe nga Rexhep Meidani, ish-president i Shqipërisë, në kohën e luftës së Kosovës.

Me anë të një postimi në Facebook ai kërkon që Parlamenti i Kosovës të ndërhyjë menjëherë dhe me anë të ndryshimeve ligjore të nderprëse funksionimin e Dhomave të Specializuara ne Hagë, që e cilëson një sajesë politike.

Reagimi i plotë i Meidanit

Më bëri përshtypje një pasazh tek Lapsi.al. Sipas tij, avokati mbrojtës i presidentit H. Thaçi, David Hooper, thekson ndër të tjera: “Ku janë pretendimet për trafikimin e organeve, sepse këto ishin shumë të rëndësishme për lindjen e kësaj gjykate””.

Ndërkohë që Thaçi është përrgjigjur shkurt vetëm për pyetjet e domosdoshme duke thënë se avokati i parashtroi më së miri pretendimet e tij, vetë avokati pohoi me bindje se informacioni për mbajtjen në arrest të ish-presidentit ishte i paplotë, se sjellja e tij në sallë me pranga ishte një turp dhe se salla gjykatës nuk kishte asnjë shenjë që të tregonte se ai qe një institucion kosovar, i miratuar nga parlamenti i këtij vendi.

Nëse me të vërtetë, në sallën e kësaj gjykate nuk ka asnjë shenjë të një institucioni kosovar, atëherë, me urgjencë, Kuvendi i Kosovës duhet të ndërmarrë iniciativën e domosdoshme për amendamente ligjore rregulluese e imponuese, pse jo dhe për vendosjen e një afati kohëshkurtër të ndërprerjes së funksionimit të kësaj sajese politike, të miratuar në një Parlament vendor dhe të “pompuar” si gjoja një gjykatë ndërkombëtare!…