Mënjanimi i stresit dhe përmirësimi i ambientit të punës

DNP /MIK Sabedin Sherifi

Te qenet i informuar eshte nje parakusht i ndjenjes se ju pyeteni per diçka dhe jeni pjesetar i ekipit. Informacioni i qarte dhe i drejtperdrejte rreth pyetjeve qe kane te bejne me vendin e punes, eshte teper i rendesishem per te menjanuar thashethemet, keqkuptimet dhe hamendjet.

Ne nje vend pune te drejtuar mire, kur merren vendimet, duhet te merret ne konsiderate dhe te vleresohet edhe opinioni juaj. Mbledhje te tilla duhet te mbahen ne momentin qe i pershtatet shumices dhe duhet te drejtohen nga menaxheri juaj.

Vleresimi

‘Feedback’ eshte i rendesishem ne kuptimin per te zbuluar sesi vleresoheni ju dhe puna qe kryeni ne vendin ku punoni. Vleresimet jane nje diskutim sistematik midis menaxherit dhe vartesve. Ato planifikojne intervista personale. Gjithçka thuhet gjate nje interviste duhet te mbetet midis te dy njerezve qe e kryejne. Keto bisedime jane nje mundesi e shkelqyer per shkembimin e mendimeve rreth permbajtjes se punes dhe rezultateve. Ato duhet te behen se paku nje here ne vit.

Eshte e rendesishme qe te jeni ne gjendje te perballoni gjate oreve te punes situatat e veshtira, ankthin dhe bezdine qe mund te ndeshni. Njerezit, te cilet punojne nen presion te rende mendor dhe fizik, duhet te kene mundesite te flasin rreth gjerave per te cilat ndihen te pakenaqur dhe qe u rendojne shume.

Grumbullimi ne ekipe pune per te folur rreth situatave anksioze dhe te veshtira te cilat kane dale gjate punes, zakonisht eshte quajtur “mesimi”. Grupi diskutes mund te sherbeje si nje “valvul sigurimi” per ngritjen e problemeve qe kane ndodhur dhe qe kane qene te veshtira per t’u perballuar gjate punes me pacientet dhe te afermit.

Me ndihmen e ketij grupi, i cili gjithashtu mund te sherbeje si nje grup mbeshtetes, mund te permiresohen dhe zhvillohen marredheniet dhe atmosfera e punes si per stafin edhe per pacientet. Kjo mbeshtetje gjithashtu mund te parandaloje burnout.

Mbeshtetja dhe inkurajimi reciprok

Perparimi ne pune nenkupton gjithashtu edhe pergjigjen ndaj sfidave te reja. Si infermiere, eshte e rendesishme qe te mbeshtetim dhe inkurajojme njeri-tjetrin per te ndermarre detyra te reja edhe me te veshtira. Ndonjehere kerkesat e bera ndaj nesh duken te renda dhe ne ndiejme se nuk kemi kohen dhe energjine e duhur per t’u perballur ne te njejten kohe me familjen, punen dhe perparimin tone.

Mbeshtetni dhe inkurajoni njeri-tjetrin!

Nje menyre per ta bere kete mund te jete organizimi i mbledhjeve me koleget te cilet kane eksperience dhe njohuri te ndryshme, per te diskutuar problemet qe lidhen me punen. Kjo mund te jete nje influence mbeshtetese dhe forcuese per t’u perfshire ne detyra te reja.

Bisedoni me nje koleg i cili nuk duket mire ose eshte i merzitur. Edhe vetem informimi, per shkakun e kesaj, mund ta ndryshoje situaten.

Kerkesat ndaj menaxherit

Ne nje vend pune te mire, menaxheri eshte personi i cili ndjek dhe inkurajon permiresimin e vazhdueshem te cilesise se sherbimit. Per te qene i afte te plotesoje kerkesat qe i behen, ai ose ajo duhet te kete njohuri profesionale te peraferta me sektorin e kujdesit shendetesor, por gjithashtu edhe kapacitet per te udhehequr dhe inkurajuar stafin.

Nje menaxher i mire duhet t’ju pergjigjet pikepamjeve te punes te punonjesve dhe te jete i afte te zgjidhe konfliktet. Eshte e rendesishme qe ju, gjithashtu te keni mundesite te mesoni dhe te zhvilloheni, keshtu qe do te jeni te afte te plotesoni kerkesat e bera ndaj jush dhe te tjereve.

Zhvillimi profesional dhe mundesite e karrieres

Organizimi i kujdesit duke u mbeshtetur tek nevojat e pacientit/klientit, i siguron infermieres nje mundesi per zhvillim profesional dhe karriere. Keshtu, eshte e rendesishme te zhvillosh nje organizate kujdesuese e cila rrjedh nga nevojat e pacientit/klientit dhe i jep infermierise dhe infermieres nje rol profesional te qarte. Ne kete menyre, infermierja do te kete me teper mundesi per te zhvilluar kujdesin qe ben ndaj pacientit/klientit.

Ushtrimi dhe çlodhja

Puna ne nje ambient ku nuk ka asnje mundesi per te perdorur burimet tuaja te brendshme, per te mesuar gjera te reja ose diskutuar hapur problemet qe ekzistojne dhe mendimet tuaja, mund te shkaktoje tension dhe ndoshta zhgenjim ne fund te dites. Kjo situate nga ana e saj mund te çoje ne konflikte me menaxherin, koleget dhe familjen tuaj.

Aktivitetet fizike jane nje menyre e mire per te çliruar energjite e ndrydhura. Ecja me kembe, ecja me biçiklete, notimi ose xhonglimi (lojrat e ndryshme) do t’i rifreskojne dhe bejne me te forta ndjenjat tuaja. Kujtoni qe aktivitete te tilla duhet t’ju shkojne per shtat interesave dhe preferencave te individit.

Nje ushtrim çlodhes 5-10 minuta duke perdorur tekniken e frymemarrjes

Shtrihuni ne dysheme, duke e mbeshtetur trupin ne dysheme, me palmat e duarve te kthyera lart dhe me kembet tuaja te shtrira drejt. Mbyllini syte. Lirohuni nga çdo tension i trupit tuaj, leshojeni trupin. Merrni fryme ngadale dhe thelle nepermjet hundes, duke e ndjere qe abdomeni (barku) juaj ngrihet lehtesisht gjate çdo frymemarrje. Nxirreni frymen nga goja duke leshuar nje tingull çlodhjeje prej saj. Perqendrohuni tek zhurma e frymemarrjes dhe frymenxjerrjes tuaj, kujdesuni per abdomenin qe te ngrihet dhe zbrese lehtesisht ndersa ju merrni dhe nxirrni frymen.

Kujdesuni per tensionin e trupit tuaj dhe sa i cliruar ndihet trupi juaj. Lerini menjane te gjitha mendimet dhe shqetesimet tuaja. Vazhdoni frymemarrjen e thelle per 5-10 minuta. Kur te jeni gati, me syte ende te mbyllur, kthehuni ne njeren ane dhe ferkojini duart me njera-tjetren. Vendosini pellembet e ngrohta mbi syte tuaj, hapini syte neper ngrohtesine e pellembeve. Kur te jeni gati çohuni ngadale nga dyshemeja. Praktikojeni kete ushtrim dhe perdoreni sa here qe ndieni tension.

Nje ushtrim çlodhje 5-10 minuta duke u perqendruar ne relaksimin muskular

Shtrihuni ne kurriz me duart ne te dy anet.. shtriqini kembet dhe mbajini rreth 30 cm larg njera-tjetres… mbyllini syte… mendoni per frymemarrjen tuaj… beni frymemarrje te thelle, merrni fryme dhe nxirreni, merrni fryme dhe nxirreni…merrni fryme me hunde, nxirreni me goje…leshojeni koken te zhytet ne dysheme… ju po ndiheni gjithnje e me teper i/e lehtesuar (çliruar)… lereni nofullen te relaksohet dhe do te ndieni qe tensioni po ju largohet, ndersa nofulla vazhdon te relaksohet gjithnje e me teper, ndieni ballin e lehtesuar dhe mollezat e relaksuara…

Lereni veten tuaj te relaksohet gjithnje e me teper… merrni fryme thelle dhe ngadale dhe nxirreni ate… lerini shpatullat te bien dhe ndieni qafen dhe shpatullat e lehtesuara… gjithnje e me teper… tani perkushtojuni krahut te djathte… dores se djathte… krahu i djathte eshte i rende dhe i ngrohte dhe relaksojeni… pa tension… tani perkushtojuni krahut te majte.. dores se majte… lereni te gjithe krahun te relaksohet… gjoksi dhe shpatullat tuaja ndihen te relaksuara… abdomeni juaj ndihet i relaksuar… pelvisi (legeni) dhe kofshet ndihen te relaksuara… ndieni veten te zhyteni ne dysheme… ju ndiheni i/e rende i/e ngrohte dhe i/e relaksuar… kemba dhe shputa e kembes se djathte ndihen te relaksuara… kemba dhe shputa e kembes se majte ndihen te relaksuara… pa tension… çlirojeni trupin tuaj… mendoni per frymemarrjen… merrni dhe nxirreni frymen… ngadale dhe thelle… merrni dhe nxirreni (frymen)…qendroni shtrire dhe shijoni kete ndjesi.

Tani ferkojini ngadale pellembet e duarve dhe vendosini mbi syte.. hapini syte ne ngrohtesine e duarve tuaja… filloni te shtriqeni ngadale…shtriqini krahet…shtriqini kembet…gishtat e kembes dhe dores… tani ngadale çohuni… mblidheni veten… qendroni ndenjur dhe beni disa frymemarrje te thella… vleresoni ate çfare provoni se ndiheni te relaksuar.

Sigurisht qe, ushtrimet dhe relaksimi nuk mund ta zevendesojne nje ambient te mire pune, por ato jane menyra te thjeshta per te parandaluar “motorin” tuaj nga mbinxehja. Nuk duhet qe njerezit t’i pershtaten gjithmone ambientit. Ne vend te kesaj duhet qe ambienti t’ju pershtatet njerezve.

Ka shume menyra te ndryshme per te hetuar mbi cilesine e vendit tuaj te punes. Njera eshte te mblidheni se bashku koleget e punes dhe te diskutoni çeshtjet, qe sipas opinionit tuaj, kane nevoje te permiresohen dhe zhvillohen.

Ndonjehere ju mund ta keni te veshtire te gjeni fjalet per te thene se cilat jane kerkesat me urgjente, keshtu qe ne faqet ne vazhdim ju do te gjeni shembuj te çeshtjeve dhe pyetjeve qe lidhen me ambientin psikoshoqeror te punes.

Filloni duke marre ne konsiderate opinionin tuaj dhe me pas diskutoni ne grup me koleget tuaj problemet te cilat duhet te trajtohen te parat.