Mërgimtarët që vijnë nga Gjermania, Austria, Franca…duhet të kenë test negativ për të hyrë në Kosovë

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të lehtësojë masat për mbrojtjen dhe parandalimin e përhapjes së koronavirusit, ndërkaq nuk është ndryshuar vendimi për personat që hyjnë nga shtetet e tjera në territorin e vendit tonë.

Në bazë të vendimit, i cili ka hyrë sot në fuqi, “qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovë, që vijnë nga vendet me risk të lartë sipas listës zyrtare të ECDC-së, duhet të kenë test RT-PCR negativ për Covid-19 të bërë në 72 orët e fundit, në bazë të parimit të reciprocitetit”.

Njëjtë ishte e paraparë edhe me vendimin e kaluar të Qeverisë së Kosovës, përcjellë albinfo.ch.

Sipas të dhënave, të cilat janë përditësuar sot në web faqen e ECDC-së, janë 30 vende të cilat konsiderohen vende me rrezik të lartë, përfshirë këtu edhe Austrinë, Gjermaninë, Francën, Belgjikën, Italinë, Spanjën etj.

Qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose përhershëm në Kosovë, që vijnë nga vendet me risk të lartë sipas listës zyrtare të ECDC-së, duhet të kenë test RT-PCR negativ për Covid-19 të bërë në 72 orët e fundit, në bazë të parimit të reciprocitetit.

Përjashtim nga pika 1 më lartë bëjnë:

2.1. Nëse qytetari i huaj hynë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohet nga Kosova brenda 3 ore përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruajnë deklaratën se do ta lëshojë Kosovën brenda 3 ore;

2.2. Qytetarët e huaj që punojnë si transportues profesionistë (vozitësit), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtarë për mbrojtje nga Covid-19;

2.3. Qytetarët e huaj që kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda 5 orësh;

2.4. Diplomatët e huaj të akredituar në Kosovë si dhe familjarët e tyre;

Të gjithë qytetarët e Kosovës (përfshirë edhe ata me vendbanim në një shtet tjetër), gjatë hyrjes në Kosovë duhet të paraqesin vërtetim për test RT-PCR negativ të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në Kosovë, në të kundërtën duhet të vetë-izolohen për 7 ditë.

Përjashtim nga pika 3 më lartë bëjnë qytetarët e Kosovës (përfshirë edhe ata me vendbanim në një shtet tjetër) që kanë dalë jashtë Kosovës në 24 orët e fundit.