Mërgimtari: Kur do vimë përsëri duam t‘ju gjejmë gjallë e jo t’ju vizitojmë te varret
Mërgimtari, dr Florim Cuculi ka prekur me lutjen e tij drejtuar bashkëkombasve të tij në Maqedoni, Kosovë e Shqipëri për t’u vaksinuar.
“Kur do vime perseri se shpejti duam t‘ju gjejme gjalle e shendoshe e jo t’ju vizitojme te varret!”, ka thënë ai.
“Kalova gati 4 jave ne vendlindje. Tani qe erdhi dita te largohem, nuk ben pa e shprehur nje lutje per ju miq te nderuar ketu ne Maqedoni, Kosove e Shqiperi.
Ju lutem vaksinohuni! Ky virus ka ardhur per te na shfarosur dhe ne duhet ti bejme balle! Virusi do largohet atëhere kur do e kene kaluar ose jane vaksinuar te gjithe.
Vaksinat do e kene efektin maximal athere kur do e marrin mbi 80% e popullates, sepse per fat te keq nuk ka mbrojtje individuale 100%! Nuk ka sukses 100% ne mjeksi me asnje metode apo medikament!
Kur do vime perseri se shpejti duam t‘ju gjejme gjalle e shendoshe e jo t’ju vizitojme te varret! Ju lutem pra, i madh e i vogel: Vaksinohuni! E beni per te miren tuaj dhe te per te miren e njerzve qe i doni!” – ka shkruar Florimi.