Diaspora nuk tregohet e interesuar gjithaq për zgjedhjet lokale

Diaspora ishte përcaktuese e fitores së LVV në zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë, por tani nuk po shfaq të njëjtin interesim edhe për zgjedhjet lokale.

Nga 10 korriku kur u hap afati 40 ditësh për aplikim e deri mesditën e së shtunës janë dërguar vetëm 5.330 aplikacione.

Krahasuar me zgjedhjet e 17 shkurtit deri tash janë pranuar afër 125 mijë aplikacione më pak, kurse 7 mijë sosh ka pasur më shumë në zgjedhjet lokale të 2017-ës.

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve thanë se janë munduar të bëjnë informim të mjaftueshëm për periudhën e regjistrimit.