Mërgimtari nga Gjilani arrestohet për dhunë në familje me të arritur në ANP
Një gjilanas është arrestuar në aeroportin e Prishtinës, me të arritur në Kosovë, nën dyshimin për dhunë në familje, të shkaktuar para 6 muajve.
Gjilan 06.12.2022 – 11:35. Sot më 12.05.2023 në Aeroportin e Prishtinës është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. I dyshuari pas kryerjes së veprës kishte dalë jashtë Kosovës. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë. (foto ilustruese)

