Mesazhi i Valentina Bunjaku-Rexhepit për zgjedhje

Zgjedhjet e parakohshme kërkojnë zgjidhje të drejta dhe të mbara për vendin dhe të ardhmen tonë. Ato duhet të jenë demokratike dhe të lira, të qeta dhe të dinjitetshme.

LDK ofron programin më të mirë në të gjitha sferat, për të gjitha problemet që na presin. Ofron dorën e drejtpërdrejtë të shtetit tek qytetarët, besimin dhe rrugën drejt zhvillimit dhe orientimit tonë në familjen Euro-Atlantike.

LDK do të vazhdojë të drejtojë vendin si timonier i lokomotives sonë përkundër pengesave në rrugëtimin e përbashkët.

Bashkë dhe drejtë do të jemi pjesë e avansimit te shtetit dhe Kosovës amanet që na la presidenti Rugova. Rruga e tij është bazamenti i Lirisë, Demokracisë dhe Pavarësisë se vendit.

Në listën e saj dhe në ekipin e Avdullah Hotit jam edhe unë përsëri dhe rishtazi kërkojë besimin tuaj. Vota juaj është forca ime që mua më bën të jem zëri juaj dhe mundësia e përfaqësimit dinjitoz dhe ballëhapur para çdo sfide dhe para jush gjithsesi.

Vota juaj per LDK është votë për punë e angazhim të sinqertë, bashkëpunim dhe partneritet në urën lidhëse në mes jush dhe kërkesave tuaja të mundshme dhe të sinqerta. Unë do të vazhdojë të jem dora juaj e përkrahjes për secilin qytetarë në kuvend.

Pa retorikë boshe e premtime te rrejshme, pa demagogji e fjalë ëndrrash, pa iluzione te thata e ide të kontaminuara.

Me punë e angazhim, dorëshlirë e derëhapur, sinqerisht dhe me besim do të jem aty ku ju keni nevojë për përkrahjen time.

Si gjithmonë – na priftë e mbara

#LDK 132 ✅ Shteti. Shtet.
#Hoti1 ✅
#TINA 21 ✅