Mësimdhënësit e Gjilanit u japin mbështetje të jashtëzakonshme kandidatëve të LDK-së për zgjedhjet e 14 shkurtit

Mësimdhënësit e Gjilanit i kanë dhënë mbështetje të jashtëzakonshme kandidatëve për deputetë nga radhët e LDK-së për zgjedhjet e 14 shkurtit, me numër 132. 

Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, Lutfi Haziri, tha se misioni i mësuesit është i shenjtë, derisa theksoi se deputetët e LDK-së do t’i përfaqësojnë në mënyrën më të mirë interesat e Gjilanit për t’i zhvilluar programet në arsim e në resorë tjera. 

“Pa bazë të shëndosh të arsimit, pa edukim të mirëfilltë dhe pa mësim nxënie të mirë, nuk mund të ketë zhvillim. Misioni i mësuesit është i shenjtë dhe ne iu themi faleminderit të gjithëve për punën e jashtëzakonshme në edukimin e shumë brezave tanë. Kandidatët e LDK-së nesër do t’i përfaqësojnë në mënyrën më të mirë interesat tona në Kuvendin e Republikës, në mënyrë që t’i zhvillojmë programet tona në arsim. Faleminderit shumë për mbështetjen tuaj”, tha Haziri. 

Në këtë takim u tha se arsimit vazhdon të mbetet prioriteti i parë në Gjilan dhe në tërë Kosovën, derisa u konfirmua përkrahja e madhe e të gjithë mësimdhënësve për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe kandidatin për kryeministër, Avdullah Hoti.

 Kandidatët për deputetë kanë thënë se kjo përkrahje e punonjësve të arsimit, është në të njëjtën kohë edhe përgjegjësi më e madhe në punë. 

Gjilani garon në zgjedhjet e 14 shkurtit me më të mirët: 

Lirije Kajtazi – 6

Imet Rrahmani – 20

Valentina Bunjaku-Rexhepi – 21

Faton Bislimi – 43

Ramiz Ramadani – 80 dhe

Ajet Avdyli me numër 83