‘Mesojmengashtepia.com’ – platforma më e suksesshme e mësimit online

Shkollat e Gjilanit janë duke punuar online nga data 16 mars, përmes platformës që ka krijuar Komuna e Gjilanit.

Gjithashtu është përcjellur edhe mësimi përmes videove nga MASHT, mësimi nga televizioni publik dhe rrjetet sociale.

“Rreth 95 për qind e nxënësve, prindërve dhe mësimdhënësve janë të kënaqur me platformën online të mësimit”, thote drejtori Nazim Gagica.

Në këtë sondazh prinë platforma mesojmengashtepia.com, që e ka bërë Komuna e Gjilanit, pastaj vjenë mësimi përmes televizionit publik, e më pas MASHT me mësimet në youtube.com, e kështu me radhë.

Në komunikimin nxënës – mësimdhënës janë përdorur edhe aplikacione të tjera si viber, zoom, messenger etj., të cilat kanë mundësuar që përveq zhvillimit të mësimit, të bëhet edhe vlerësimi i nxënësve, detyra të ndryshme, aktivitetet e përbashkëta./mediafokus.info