Mësoni për masat e rrepta të kufizimit të qarkullimit të kosovarëve

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në konferencën me gazetarë, ka njoftuar për masat e reja të kufuzimit të qarkullimit, duke shtuar se nga e mërkura, qytetarët e Kosovës mund të lëvizin vetëm një orë e gjysmë në ditë, sipas numrit të parafundit të numrit personal.

Duke e respektuar këtë rregull, secili qytetar mund të dalë nga ora 07:00 e mëngjesit e deri në ora 22:30 në mbrëmje.

Ndërkohë, qytetarët edhe nesër mund të lëvizin sipas orarit të deritanishëm, nga ora 06:00 e deri në ora 17:00.

Ja njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Nga data 15 prill (e mërkure), ora 06.00, me qëllim të mbrojtjes së jetës së juaj, në tërë territorin e Republikës së Kosovës, hyjnë në fuqi masat rigoroze të lëvizjes me qëllim të pamundësimit të përhapjes së mëtejme të pandemisë Covid-19.

Çdo qytetar, nga data 15 prill 2020 së paku deri më 3 maj 2020, do të ketë të drejte të lëvizjes vetëm për 90 minuta gjatë orarit të përcaktuar në bazë të numrit të PARAFUNDIT të numrit PERSONAL.

Secili nga ju do të keni 90 minuta në dispozicion për të kryer shërbime bazike duke e respektuar distancën sociale dhe të gjitha rregullat e deritanishme për të mbrojtur shëndetin tuaj dhe shëndetin publik.

Ata që do të shkelin masat e ndërmarra, do të ballafaqohen me pasoja ligjore.

Kontribo edhe ti duke respektuar me përpikmëri masat në fuqi!/Mediafokus.info/