Mësuesja ndërron jetë në spital, familjarët akuzojnë mjekët

Një mësuese 46-vjeçe ka vdekur në spital, ku është dërguar nga familjarët në urgjencë rreth orës 19:00 pasi nuk është ndjerë mirë.

Burime bëjnë me dije se familjarët kanë akuzuar mjekët e spitalit në Pogradec si dhe infermierët e urgjencës për mjekim të gabuar.

Trupi i 46 vjeçares Anila Bazelli, është transferuar në morgun e qytetit, por autopsia do të kryhet nga ekspertë nga Tirana, nisur edhe nga pretendimet e familjarëve.

Pokuroria ka kërkuar ekspertizë për të zbardhur rrethanat e vërteta të vdekjes së mësueses.

Mësohet se ajo nuk vuante nga ndonjë sëmundje e rëndë.