Miftaraj kritikon Qeverinë: E kanë kthyer jetën në kronikë të zezë, jeta e njeriut vlen veç një votë në ditën e zgjedhjeve

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka reaguar lidhur me rastet e fundit të vrasjeve dhe gjendjen politike në vend.

Miftaraj ka përmendur vrasjen e një gruaje shtatzënë, një gruaje 80-vjeçare dhe një 15-vjeçari, duke kritikuar institucionet për situatën e krijuar.

“E kanë kthyer jetën në kronikë të zezë, ku jeta e njeriut vlen vetëm një votë në ditën e zgjedhjeve”, ka shkruar Miftaraj.

Postimi i plotë:

Vritet gruaja shtatzanë, vritet e moshuara 80 vjeçare, vritet i mituri 15 vjeçar.

E kane kthyer jeten ne kronikë të zezë, ku jeta e njeriut vlen vetem nje vote ne diten e zgjedhjeve.

Shtet me qeveri te kunderligjshme, me president kunder kushtetues qe shperndan shtetesi per njerez qe kane punuar kunder shtetit te Kosoves, me deputete te Kuvendit qe te vetmen pune qe e bejne jane pagat qe marrin per punen qe nuk e kryjne.

Vrasje, vdekje, korrupsion, kunderligjshmeri, poshtersi gjithandej.

Me rendesi qe Albulena Haxhiu dhe Arberie Nagavci ta gezojne jeten e re ne banesen dhe shtepine e tyre te re qindra mijera Euro nga paga e buxhetit te varfer te shtetit te varfer te Kosoves.