Milazim Krasniqi i del në krah Sali Berishës: Nuk ka pasur politikanë më proamerikan se ky dhe Rugova

Profesori universitar dhe publicisti, Milazim Krasniqi, i del në krah Sali Berishës, pasi nga Departamenti amerikan i shtetit u shpall person non grata, raporton Mediafokus.info.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka shkruar që nga viti 1989, nuk ka pasur politikanë politikanë më proamerikan se ky dhe Rugova.

Postimi i plotë:

E njoh Sali Berishën nga shkurti/marsi i vitit 1992. E kam takuar shumë herë. Kam pasur edhe biseda konfidenciale politike me të më 1998. (Po të realizohej ai projekt, gjërat do të shkonin ndryshe, pakrahasimisht më mirë.)

Nuk mund ta shkruaj biografinë e tij, por një gjë e di të sigurt: në skenën politike shqiptare nga viti 1989 e deri sot, nuk ka pasur politikanë më proamerikanë se Ibrahim Rugova e Sali Berisha.

Pavarësisht ndryshimeve të tjera, në këtë pikë Berisha nuk besoj se ka ndryshuar. Prandaj, ai nuk mund të jetë non grata në historinë e marrëdhënieve të ripërtërira e të çelnikosura shqiptaro-amerikane, pas vitit 1990.

Doktori është legjendë e kësaj marrëdhënieje. Kusure të caktuara mund të ketë, siç ka secili lider historik, që ka marrë vendime të mëdha e të shumta. Por antiamerikan, NO.