Ministri i Jashtëm i Izraelit: Sot po bëjmë histori me Kosovën

Kosova dhe Izraeli përmes një ceremonie virtuale, sot kanë nënshkruar vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gabriel Ashkenazi, tha se të dyja shtetet po bëjnë histori.

“Sot po bëjmë histori. Po vendosim marrëdhënie diplomatike ndërmjet Izraelit dhe Kosovës, një moment që është pritur nga shumëkush. Kjo është hera e parë që marrëdhëniet diplomatike po vendosen përmes Zoom-it. Sot ne kemi mundësi që të rrisim bashkëpunimin me popullin e Kosovës, me të cilin kemi marrëdhënie të ngrohta dhe miqësore”, tha ai.