Miratohet dorëheqja e Isa Mustafës

328 delegatët e Kuvendit Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë miratuar dorëheqjen e kryetarit të deritanishëm, Isa Mustafa, mëson Mediafokus.info.

“Dorëheqja është vendim i prerë dhe e ofroj si gjest moral sepse e ndjej dhimbjen e rënies së LDK në këto zgjedhje”, thuhet të ketë thënë Mustafa para delegatëve, teksa ka shtuar se nuk është pishman që e LDK e ka prishur koalicionin me Vetëvendosjen./Mediafokus.info/