Missi ndërron jetë papritmas në moshën 22-vjeçare

Miss Austria Lucija Shishiq , me origjinë nga Bosnjë e Hercegovina, ndërroi jetë papritur në moshën 22-vjeçare.

Lajmi u raportua nga pothuajse të gjitha mediat austriake, ndërsa familjarët dhe shumë miq i thanë lamtumirën Lucijas, e cila jetonte në Vjenë.

Lucija lindi dhe jetoi në Vjenë, megjithëse shpesh theksonte lidhjen e saj me rajonin nga vijnë prindërit e saj.

Siç raportohet nga Heute, ajo vuante nga një defekt i rëndë në zemër, të cilin e zbuloi në një intervistë pasi fitoi titullin Miss Austria.

“Javët sportive u mbajtën pa mua. Fëmijëria ime ishte thjesht ndryshe, por më bëri edhe më të fortë”, thoshte ajo.