Mjedra është fryt i hyjnive

Dr Anila Kalleshi-dietologe klinike

Mjedra (Rubus Idaeus), sipas legjendës është zbuluar nga hyjnitë greke. Kjo pemë e çmuar, është përdorur më shumë si ilaç se si ushqim, vetëm se frutat nuk kanë qenë të kultivuara por të egra.

Ajo përmban glukozë, fruktozë, sakarozë, acide organike elagjike dhe shumë elementë të tjerë. Përmban edhe vaj eterik, substanca me ngjyrë dhe tanin, vitaminë C dhe E.

Për shkak të përbërësve të dobishëm në shumë vende përdoret për parandalimin e diarresë dhe ekzemave, ndërsa ekstrakti i frutës vepron kundër viruseve.

Ekstrakti aktivizon edhe pankreasin për sekretimin e insulinës, për këtë arsye rekomandohet për reduktimin e sheqerit në gjak. Sot gjithnjë e më shumë po hulumtohet efekti i mjedrës edhe në qelizat maline, sepse ka rezultuar që acidi elagjik, i cili gjendet me bollëk në farat e mjedrës, parandalon shumimin e qelizave kancerogjene.

Njëkohësisht parandalon dëmtimin e ADN-së dhe nuk vepron në qelizat përgjegjëse për mbrojtjen e sistemit imunitar të organizmit. Mjekësia tradicionale gjithnjë ka rekomanduar konsumimin e këtyre frutave të freskëta, sepse ato ulin temperaturën, nxisin djersitjen, pastrojnë organizmin, përshpejtojnë pastrimin e kanaleve urinare dhe veshkat, forcojnë imunitetin dhe zemrën, si dhe normalizojnë qarkullimin e gjakut.

Mjedrat kanë antioksidantë shumë të fuqishëm që veprojnë kundër radikaleve të lira duke penguar rritjen e tumorit dhe uljen e inflamacionit në trup.

Një kupë me mjedra (rreth 123 gramë) përmban 64 kalori, 1.5 gram proteinë, 0.8 gram yndyrna dhe 15 gram karbohidrate (duke përfshirë 8 gram fibra dhe 5 gram sheqer).

Mjedrat variojnë në ngjyra, ku secila prej tyre ka një përbërje unike të vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve.

Nga një kupë me mjedra ju siguroni 54% të nevojave tuaja për vitaminë C, 12% për vitamin K, 6% folat, 5% të vitaminës E, hekur dhe potassium dhe 41% të nevojave ditore për manganez, gjitashtu dhe vitamin B-6, calcium, magnez, zink dhe koper.

Mjedrat përmbajnë dhe antipoksiduesit alfa dhe beta-karoten dhe kolinë.Konsumimi i ushqimeve bimore, si mjedrat mendohet se ul rrezikun e obezitetit, diabetit, sëmundjeve të zemrës dhe vdekshmërisë në përgjithësi, duke iu rritur energjinë dhe duke iu ulur peshën.

Gjithashtu një sërë studimesh kanë treguar për një lidhje pozitive mes konsumimit të mjedrave dhe përmirësimit të memories. Ushqimet e pasura me flavonoid, siç është dhe rasti i mjedrave ulin rrezikun ndaj sëmundjeve kardiovaskolare.

Potasiumi tek mjedrat ndihmon shumë edhe në shëndetin e zemrës. Në një studim, njerëzit që konsumuan 4,069 mg potasium në ditë kishin 49% më pak rrezik ndaj sëmundjeve ishemike, krahasuar me ato që konsumonin më pak potasium (rreth 1,000 mg në ditë).

Të njëjtat polifenole që mbrojnë zemrën nga sëmundjet e zemrës, gjithashtu ndihmojnë për të ngadalësuar zhvillimin e kancerit, të disa llojeve, duke përfshirë atë të ezofagut, mushkërive, gojës, mitrës, pankreasit, prostatës dhe kolonës. Menaxhon diabetin Çdo ushqim bimor që ka lëkurë është shumë e pasur me fibra dhe mjedrat kanë shumë lëkurë.

Ushqimet me fibra të larta e mbajnë sheqerin në gjak të stabilizuar. Studimet kanë treguar se diabetikët e tipit 1, që konsumojnë dieta me fibra të larta kanë nivel të ulët të glukozës në gjak, ndërkohë që ato të tipit 2, kanë një përmirësim të sheqerit në gjak në nivelet e lipideve dhe të insulinës.

Ndihmon tretjen Fibrat dhe sasia e ujit tek mjedrat ndihmojnë konstipacionin duke e mbajtur të shëndetshëm traktin tretës, duke nxjerrë në këtë mënyrë jashtë toksinat. Kthjellon shikimin Ushqimet e pasura me vitamin C, si mjedrat kanë treguar se i mbajnë sytë e shëndetshëm, pasi i mbrojnë ato ndaj dëmtimit të rrezeve UV.

Mjedrat gjithashtu përmbajnë antioksidantin zeaxanthin, që filtron rrezet e rrezikshme blu si dhe mendohet se kanë një rol mbrojtës në shëndetin e syrit.