Mjekja Dafina Krasniqi ofron këshilla falas gjatë kohës së pandemisë
Në kushtet e gjendjes pandemike, shkaku i virusit korona, kur gjendja ekonomike e qytetarëve është vështirësuar nga pamundësia për të punuar, mjekja kosovare e licencuar për estetikë, Dafina A. Krasniqi ka vendosur t`i ndihmojë falas ata që kanë probleme me lëkurën.
“Me qëllim që të ndihmojmë në këtë situatë pandemie, do të mundohemi t’ju ofrojmë; konsulta, këshilla, propozime si dhe përshkrime terapeutike për problemet dhe sëmundjet e ndryshme të lëkurës (dermatologji)”, ka thënë ajo.
Kësisoj, nëse keni një shqetësim apo problem lëkure (të shoqëruar edhe me foto), për të cilin mendoni se mund t’ju ndihmojë mjekja Dafina Krasniqi, atëherë mund t`i shkruani asaj në faqen e saj Dr. Dafina_dermal në Facebook dhe Instagram./mediafokus.info

