Mjeku Kalo: Po dasma e plazh, por jo puthje e përqafime!

Mjeku Tritan Kalo, nuk ka hezituar që të këshillojë qytetarët për distancimin fizik dhe higjenës në dasma e plazh

Dasmorët nuk duhet të shkelin rregullat e shtetit, për të mos u bërë shkas për përcjelljen e koronavirusit.

Po kështu të njëjtat rregulla vlejnë edhe për plazhin, ku specialistët flasin për një distancë të caktuar si tek çadra, po kështu edhe në det.

I pyetur nëse do të shkoj në dasmë këtë periudhë dhe a do bënte plazh, Kalo u shpreh se nuk do e refuzonte kurrsesi një ftesë të tillë, por do tregohej shumë i kujdesshëm.

“Nuk do të refuzoja asnjë ftesë për dasmë, por që të jenë të kujdesshëm. Teprime në përqafime dhe puthje nuk duhet të ketë as në dasma, as në plazh”, ka thënë Kalo.