Mjeku kosovar në Gjermani kryen një intervenim të ndërlikuar te një pacient me zemër në anën e djathtë

Rastet e pacientëve me zemër në anën e djathtë janë të rralla në botë, por ja që një i tillë i ra hise ta kishte në tavolinë mjeku kosovar Dr. Besnik Kojcici. Ai, së bashku me kolegët e tij në klinikën gjermane “Klinikum Dortmund”, kanë kryer një operacion të suksesshëm tek ky pacient me zemër në anën e djathtë.

Në njoftimin e klinikës thuhet se pacienti Herbert Schlenter ka lindur me fenomenin e rrallë, por deri më tani nuk ka shfaqur ndonjë ankesë shëndetësore.

“Megjithatë Schlenter në muajt e fundit kishte vuajtur nga distresi respirator, për shkak të insuficiencës së një valvule aortike. Operacioni ndonëse i vështirë u krye me sukses nga mjekët senior Dr. Besnik Kojcici dhe Dr. Alexander Blehm, të cilët vendosën një valvul të ri”, thuhet në njoftimin e klinikës.

Dr. Besnik Kojcici është me prejardhje nga Kosova dhe për një kohë ka punuar në Spitalin Amerikan në Kosovë.