Mjeku popullor nga Gjilani thotë se u keqkuptua me barin kundër gripit
Mjeku popullor nga Përlepnica e Gjilanit, Kadrush Abazi, i cili para tri ditësh përfundoi në polici, nën dyshimin për “Prodhimin dhe shpërndarjen e produkteve të dëmshme mjekësore”, thotë se ai u keqkuptua e u keqinterpretua në atë që kishte shkruar në facebook, ndërkohë që e falënderon portalin mediafokus.info për interpretimin e saktë dhe korrekt që i bëri rastit të tij.
Abazi i ka të patentuar deri më tani tri barna me bazë bimore, derisa është në procedurë të marrjes së patentës edhe për barin e katërt në Tiranë.
“Sa për njoftim, unë këtë bari e kam përdorë për vete dhe te djali im kundër ftohjes dhe nuk ka kurrfarë efekte anësore”, thotë mjeku popullor Kadrush Abazi.
Abazi thotë se bari kundër gripit sezonal, tek ai ka reaguar për 30 minuta, kurse te djali për 12 orë.
“Unë kam marrë vetëm një dozë, ndërsa djali pesë doza dhe gjithçka ka qenë në rregull”, thotë mjeku popullor nga Përlepnica e Gjilanit, i cili para tri ditësh kishte përfunduar në polici për arsye se kishte pyetur nëse ka vullnetar të infektuar me corona virus që do të përdorë barin që ai e bënë në bazë bimore.
Abazi kishte thënë bari i tij ka spektër të gjerë veprimi kundër viruseve, stimulon sistemin imunitar kundër infeksionit dhe nuk ka efekte anësore.
Grupit të viruseve i përket edhe Covid 19.
Deri më sot, as mjekësia zyrtare nuk e ka një kurë të saktë për këtë sëmundje./mediafokus.info

