Mjeku shqiptar nuk kishte sëmundje shoqëruese, ai vdiç nga Covid-19
Lajmin për vdekjen e profesorit Arjan Pushi e kanë pritur me dhembje edhe kolegët e tij.
Pushi nuk kishte sëmundje shoqëruese, ai e humbi betejën me Covid-19.
Ja si e përjetoi lajmin e hidhur dr Anila Kalleshi, dietologe klinike:
Me dhimbje të thellë, nga spitali Infektiv është regjistruar viktima e parë e koronavirusit në radhët e bluzave të bardha.
Prof. Dr.Arjan Pushi, mjek hematolog në QSUT ka ndërruar jetë pas një beteje disa ditore me virusin vdekjeprurës COVID-19.
Profesor Pushi nuk ka pasur asnjë sëmundje shoqëruese dhe u prek nga Covid-19 në detyrë, teksa në repartin e homatologjisë u shënuan dhjetra raste me koronavirus, edhe në radhët e pacientëve të shtruar.
“E gjithë familja e kemi ndjekur me ankth të madh çdo ditë e natë gjendjen e profesorit. Shpresonim për lajme veç tē mira.
U dorëzove profesor perpara ketij virusi te mallkuar.
Ti që ndër vite shpëtove jetë njerëzish në shërbimin e hematologjisë në vendin tonë dhe mbarë trevat tona ku ka shqiptarë, Ti qē dhe kontributin tënd akademik në breza të tērē mjekësh!
U prehsh nē paqe profesor! Do të të kujtojmë gjithmone profesor.
I përjetshëm qoftë kujtimi yt miku ynë I shtrenjtë!“/mediafokus.info

