Mos i torturoni të rinjtë me një këngëtar plak nacionalist si Gorani

Shkruan: Asdren Agushi

Sjellja hipokrite e inferioriteti dhe marketingu që po i bëhet Goran Bregovićit është ajo që po më pengon dhe që mendoj që është e dhimbshme dhe aq më tepër nënçmuese. Pavarësisht të gjithave, kush si e merre e si e kupton!

Shqiptarë, dilni përtej lëkurës së inferioritetit, tejkalojeni veten si shqiptar, dhe mundoheni me dal prej nje kulture të rrejshme primitive e nacionaliste. Primitive gjithësesi! Mosha që e përcjell një festival birre është 18-35! Kjo moshë nuk e ka kujtesën e as shijen për muzikën e viteve para se të lindin kjo gjeneratë e aq më pak të këngëtarëve e artistëve të asaj kohe. Pse pra po ua servoni kësaj gjenerate Goranin, një idiot, plak nën pampersin e tij kulturorë dhe nën hijen e tmerrshme në të cilën mundohet të bëjë një gjumë të rehatshëm por që e ka të vështirë ai dhe bashkombasit e tij. Pse po ua bëni këtë këtyre gjeneratave, ju servilë, inferiorë dhe të pavlerë?!

Dhe le që po ua sillni Bregoviçin, por për me hi me pa duhesh me pagu kogja shtrejtë biletën!!!

O organizator idiot, me atë çmim që e sjell Bregoviçin ke mund ta sjellës cilindo yll botërorë në festën e birrës në qytetin tënd!

Aty e ke pasur Dua Lipën, yllin botërorë, e cila ka ardhur ta promovojë bregdetin tënd, pa e ftuar ti fare, o pis organizatori! Sepse ajo është kosovare dhe e do Shqipninë! Por, ti je një hiq organizator, je një anti kosovarë!

Po ta rikujtoj, kush është Gorani e Serbia, ty o idiot organizatori.
Nën tingujt e kangës së këtij Goranit, janë vra e masakru, gra shtatëzëna, të cilave ua kanë nxjerrë edhe fëmijët nga barku, mbi njëmijë fëmijë janë masakruar, mbi 20 mijë gra e vajza të mitura por edhe burra janë dhunuar seksualisht, janë vra rreth 15 mijë burra e djem! Ende varret janë të hapura në Kosovë nga terrori e gjenocidi serb!
Por ti o idiot organizatori dhe ata që po të përkrahin nuk keni faj jo, sepse këto masakra i ke parë vetëm në TV dhe nuk i ke ndjerë edhe pse i thua vetes shqiptarë!

E ti thua që ne s’po e kuptojm kulturën! O legeni i keq, po kur ne e kemi kuptuar kulturën ju nuk e keni ditur çka do të thotë ajo! Ti po na tregon ne çka është rock kultura?!! Po vet fakti që e thrret Bregoviçin matuf, tregon që je mbrapa nesh 30 vjet me kulturë, o legen!

Por, si duket për gjithë këtë punë fajet i ka koha e Enver Hoxhës! I ka asimilu të gjithë në Shqipëri pavarësisht etnisë dhe si duket tash disa janë rikthyer në gjenezën e tyre sllave e cila po na kushton si popull!

Rrofshi!