Moti: Kryesisht i vranët e me të reshura shiu

Sot parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Gjatë  pasditës priten reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-26 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike mbetet nën vlerat e normales, cilësia e ajrit do të jetë e mirë, ndërsa indeksi UV do të shënoj vlera mesatare.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit, mesatare deri lokalisht e fortë!