Moti për fundjavë dhe javën e ardhshme

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë gjatë ditëve të ardhshme në vend.

Të dielën ka mundësi për riga shiu, derisa të hënën rrebeshe me bubullima.

Ditën e diel me mundësi për riga lokale shiu përreth viseve malore, derisa ditën e hënë mund të ketë më shumë vransira pasdite, e vonë në mbrëmje ndonjë rrebeshe me bubullima krejt në perëndim të vendit.

5.08 – Më nxehtë, kthjellët dhe me diell.

6.08 – Nxehtë, kryesisht me diell.  Pasdite me zhvillime të pakta të vransirave lokale.

7.08 – Mbetet nxehtë.  Pjesërisht vranët, me mundësi për riga lokale shiu përreth viseve malore.

8.08 – Nxehtë, fillimisht kryesisht me diell.  Pasdite pjesërisht vranët, e vonë në mbrëmje në perëndim të vendit mundësi për rrebeshe me bubullima.

Temperaturat në rritje deri në fundjavë, minimalet luhaten ndërmjet 15C e 18C, e maksimalet ndërmjet 31C e 33C, të shtunën lokalisht edhe deri në 35C.