Moti sot: Vranët dhe me shi tē intensitetit të ultë
Sot në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 6-9 gradë.
Do të fryjë erë kryesisht nga perëndimi dhe veriperëndimi e lehtë deri mesatare.