Moti: Temperaturat zbresin në minus 8 gradë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të kemi mot të ftohtë, me ngrica e mjegull në mëngjes.
“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -8 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Era do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes.