Ndahet nga jeta nana e dëshmorit Ibrahim Beqiri

Në Vërbicë të Zhegocit ka vdekur Emine Beqiri, nëna e dëshmorit Ibrahim Beqiri.

Vdekja e gjeti atë në moshën 77-vjeçare.

Njoftimin e kanë dhënë familjarët e saj përmes rrjeteve sociale.

Lajmin e ka pritur me dhembje djali i saj, Haziri, i cili ndodhet në mërgim.

‘Njoftojmë te gjithë familjarët dhe dashamirët për vdekjen e nënës tonë Emine Beqiri. Lajmin për vdekjen e saj e morëm më datën 13.01.2022. Varrimi bëhet nesër më datë 14 janar në fshatin Verbicë, me faljen e drekës. Zoti e shpërbleftë me Xhehnet’, shkruan djali i saj, Haziri.