Si jeni?

Lirie Aliu

Sa herë që kaloj pranë të njohurve, unë thjesht i përshëndes e para, qoftë më i vjetër apo më i ri, është në karakterin dhe edukatën time.

Pse disa njerëz nuk e kthejnë përshëndetjen, ajo që më vjen në mendje është ndrojtja.

Ndonjëherë, personalisht, nuk ndihem shumë e sigurt se e njoh mjaftueshëm karakterin e tjetrit, nuk mund ta di me se përballet.

Por, unë gjithmonë vazhdoj të përshëndes e para.

Nuk shqetësohem të pyes veten nëse dikush është i përmbajtur apo ndoshta arrogant. Nuk më intereson dhe nuk mendoj se ka rëndësi.

Së pari ju përshëndes sepse është formë miqësore, më bën të ndihem e sigurt dhe mirënjohëse, edhe sepse rrallë do të flisja me dikë me të cilin nuk jam njohur më parë pos takimeve në shkallë apo ballë perballë në hapësira të mbyllura si shenjë respekti dhe bontoni.

Përshëndetja në fillim si e para më bën të ndihem e fuqizuar.

Unë nuk i jap hiq rëndësi nëse mosbërja e kësaj do të thotë asgjë për dikë tjetër, as nuk mendoj se duhet për ndonjë nga ju, të dashur miq.

Përshëndetja fillimisht është “miqësore dhe e ngrohtë” kudo.

E për ju që nuk përshëndetni kolegët tuaj, komshitë, klientët, nëse nuk keni paraprakisht probleme si ndrojtja apo ndonje formë autizmi, ka kohë për përmirësim, meqë do të ndjeheni më të lumtur.