Moti: Vjeshtë e ngrohtë si pranverë

Gjatë kësaj fundjave pritet që në vendin tonë të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë.

22.10 – Ngrohtë, kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare kohë pas kohe.

23.10 – Kryesisht me diell dhe ngrohtë. Ditën me vranësira kalimtare.

24.10 – Më ngrohtë, me kthjellime e diell. Në mëngjes, përgjatë ultësirave mundësi për mjegull.

25.10 – Shumë ngrohtë, e kryesisht me diell.

26.10 – Pas mëngjesit me mundësi për mjegull, ditën pjesërisht vranët, mbetet ngrohtë.

Sipas Prishtina Weather temperaturat do të jenë në rritje, minimalet nga 5C deri në 9C, e maksimalet deri në 23C, ditën e diel, e deri të martën edhe 25C.