Moti: Vranësirat do të fillojnë të shpërndahen, temperaturat në rritje

Në fundjavë do të mbajë mot relativisht stabil në Kosovë.

Gjatë ditës së shtunë vranësirat fillojnë të shpërndahen duke hapur qiellin për rreze të diellit.

Ditën e diel do mbajë mot më i ngrohtë, fillimisht me diell, e pasdite vransirat shtohen, duke sjellë të reshura shiu dhe bubullima më vonë gjatë mbrëmjes.

Nga dita e hënë do të mbajë mot më stabil, kryesisht me diell ditën e martë dhe mërkurë, me temperatura në rritje.

Temperaturat përreth vlerave mesatare, me një tendencë të rritjes gjatë javës së ardhshme.

Minimalet do të luhaten ndërmjet 12C e 15C, ndërsa maksimalet të dielen arrinë në 27C, për të pësuar një rënie ditën e hënë në 24C, e më pas në rritje deri në 28C ditën e mërkurë.

Në Shqipëri, orët e para të ditës do të jenë në ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të lehta të vranësirave, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Lindore.

Parashikohet që gjatë mesditës dhe pasdites vranësirat të shtohen, më shumë në zonat malore duke krijuar mundësi për momente të pakta me pika shiu në zonat veriore.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 30°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Republika e MV do të përfshihet nga masat ajrore të qëndrueshme të cilat do të sjellin kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash, kryesisht në zonat verilindore.

Po ashtu dhe në vijim MV do të dominohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike.