40 kontaktet me 20 të infektuarit e Prishtinës me Corona, dalin negativë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se 40 kontaktet e 20 personave pozitiv me virusin Corona në këtë komunë, kanë dalë negativ.

Këtë informatë, Ahmeti e ka bërë të ditur në faqen e tij zyrtare në Facebook, shkruan Mediafokus.info.

“Lajm i mirë: Pas intervistimit të 20 të infektuarëve në Prishtinë, sot janë testuar rreth 40 kontakte të tyre. Të gjitha rastet kanë rezultuar negative. Vazhdoni me qëndru në shtëpi! #rriNshpi”, ka shkruar Ahmeti./Mediafokus.info/