Vitia: Nga mesnata hyjnë në fuqi masat e kufizimit të lëvizjes në komuna
Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Kurti, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia tha se aktualisht Kosova ka një situatë të kontrollueshme sa i përket Covid-19.
Por një pakujdesi e vogël mund të kushtojë me humbje të mëdha të jetëve, ka tërhequr vërejtjen ai.
Për këtë arsye, në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik është marrë vendimi për vazhdimin e kufizimit të lëvizjes në vend.
“Prej sonte në mesnatë për secilën komunë hyjnë në fuqi masat e kufizimit të lëvizjes”, tha ai.
Vitia tha po ashtu se në ditët në vijim do të jepen detaje lidhur me kufizimin e lëvizjes.
“Nga sonte në secilën komunë hyjnë në fuqi masat për ndalim-qarkullim, ato që kanë qenë deri sot. Ju njoftoj se këto masa që do t’i vazhdojmë do të jenë në fuqi deri në vendimin e radhës. Masat tjera do të bëhen publike dhe do të hyjnë në fuqi brenda 2 ose 3 dite”, shtoi ai.
Ministri Vitia tha se Kosova po hyn në javët kur pritet që Covid-19 të shënojë pikun.
Numri më i madh i të prekurve, deri tani është në Malishevë./mediafokus