Kurti ndërpret konferencën, respekton ezanin

Kryeministri në detyrë i Republikës, Albin Kurti, ka ndërprerë para pak çastesh konferencën e jashtëzakonshme për media, në kohën sa thirrej ezani, shkruan Mediafokus.info.

Ai doli në konferencë për të njoftuar për masat e reja kundër Covid-19, pasi në mesnatë hynë në fuqi vendimi i Gjykatës Kushtetuese për kufizimin e lirisë së lëvizjes.

Krahas kryeministrit, në këtë konferencë të mbrëmjes ka folur edhe ministri Shëndetësisë, Arben Vitia. /Mediafokus.info/