Mrekullia brenda një tragjedie: Një person mbijeton rrëzimin e aeroplanit

Mediat suedeze shkruajnë se një aeroplan me tetë parashutistë dhe një pilot u përplas ditën e djeshme në aeroportin e Orebros, rreth orës 19:20, përcjell albinfo.ch.

Thuhet se pasi u rrëzua 100 metra larg pistës së fluturimit, shpërtheu një zjarr që mobilizoi forcat e emergjencës për fikjen e tij. Në vendngjarje u përfshinë 10 ambulanca, por nga ekuipazhi vetëm një prej tyre ka mbijetuar dhe është dërguar në spital me plagë të rënda, ndërsa tetë personat e tjerë kanë ndërruar jetë.

“Është një aksident i rëndë. Kanë vdekur disa njerëz”, shkroi policia suedeze në uebfaqen e saj.

Qendra e Shpëtimit Ajror dhe Detar ka konfirmuar që aeroplani shërbente për hedhje me parashutë.

Kjo tragjedi ndodhi 28 ditë pasi një tjetër aeroplan u rrëzua ndërsa po përpiqej të ulej në lindje të Rusisë, kur humbi kontaktin me kullën e kontrollit.

Kujtojmë se një aksident i ngjashëm ka ndodhur edhe në vitin 2019, ku 9 persona vdiqën në Suedinë veriore ndërsa po transportonte parashutistë.

Sipas hetimeve paraprake, avioni kishte me shumë ngarkesë sesa duhet.

Mendohet se aeroplani është përplasur fillimisht me një shkëmb gjatë uljes për shkak të pamundësisë për të parë qartë.