Mundësi e madhe përfitimi për të rinjtë nga programet në agrobiznes

Të rinjtë e komunës së Gjilanit do ta kenë një mundësi të madhe për të përfituar në kuadër të një programi të mbështetur nga Komisioni Europian “Të rinjtë në Agrobiznes – Regjione Ekonomik Lindor”.

Për këtë aspekt, Komuna e Gjilanit ka njoftuar se do të mbahet edhe një konferencë me institucionet financiare, derisa qëllimi kryesor i kësaj konference është të prezantohen programet në mbështetje të fermerëve të Regjionit Lindor, transmeton Mediafokus.info.

Komuna ka ftuar të rinjtë që të marrin pjesë në këtë Konferencë, e cila nis në ora 10:00 dhe mbahet në sallën e Kuvendit Komunal.

Ky projekt është i financuar nga Bashkimi Evropian, menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe zbatohet nga Komuna e Gjilanit, në bashkëpunim me komunat e tjera nga Regjioni Lindor./MediaFokus/Foto;arkiv/