Muqibaba, fshati me një emër të quditshëm ku “nuk bon as dreqi vo”
Fshati Muçibabë shtrihet në juglindje të zonës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Me emër interesant, por aspak i këndshëm për ta thënë, ose për tu krenuar eventualisht me të, shkruan lajmi.net.
Ekipi i lajmi.net ka shkuar për ta parë nga afër këtë fshat.
Fillimisht, me gjasë vet banorët, kanë hequr tabelën informuese që tregon emrin e këtij fshati.
Madje edhe pse hasëm në disa banorë të rrallë, shumë prej tyre nuk duan të flasin para kamerës për emrin e fshatit të tyre.
Vetëm një grua pranoi që të flasë para kamerës dhe ajo shprehet shumë e pakënaqur, sepse ky fshat ka mbetur shumë mbrapa në aspektin ekonomik. /Lajmi.net

