Pas më shumë se 100 ditësh, realizohet aterimi i parë në Aeroportin e Prishtinës (Video)
Për shkak të pandemisë, Ministria e Shëndetësisë kishte ndërprerë fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Ndërsa sot, pas më shumë se 100 ditësh, është realizuar fluturimi i parë.
Lajmin e ka kumtuar Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës përmes një njoftimi në Facebook.
Fluturimi u realizua nga kompania AirMediterranean, nga Baseli, në ora 00:50 pas mesnatës.
Indeksonline iu sjell pamje nga ky aterim, i cili u mirëprit nga mërgimtarët tanë.
“Mireserdhët Mërgimtar. U realizua fluturimi i parë në aeroportit “Adem Jashari” pas pandemisë, në ora 00:50 pas mesnates. Kompania AirMediterranean realizoj fluturimin. Ne ju dëshirojmë mireardhje dhe udhëtime të këndshme drejt Kosovës!”, thuhet në njoftim.