Murati: Brenda muajit ngritet aktakuza për vjedhjen e 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka folur për vjedhjen e 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit, duke shtuar se beson se brenda këtij muaji së paku duhet të ngrihet aktakuzë nga prokuroria për këtë rast.

Murati ka thënë se procesi është ende në prokurori, derisa, nuk mund të jep shumë detaje, sepse kjo ka qenë kërkesa e prokurorisë, që ai të mos prononcohet për këtë rast.

Tutje, ai ka thënë se është stërzgjatur procesi, e shpreson që brenda këtij muaji të paktën të bëhet ngritja e aktakuzës.

”Procesi aty është në prokurori, jam interesu patjetër, nuk muj me dhanë shumë detaje, marrë parasysh se ka qenë kërkesë e prokurorisë që të mos prononcohem lidhur me detajet, por po shpresoj që ish dashtë shumë shpejt, se nëse nuk bëhet edhe këtë muaj, jemi tu fol për një stërzgjatje të procesit, s’paku me ngrit aktakuzë, jemi tu fol për një çështje për të cilën s’ka pas dilema kohore çka ka ndodhë, e qysh ka shku puna, nuk ish dashtë me marrë kaq gjatë. Po besoj që shumë shpejt duhet me vepru, në vazhdimësi po e përcjellë procesin çka po ndodh”, ka thënë ministri.

“Po pres prej diskutimeve që i kemi pas me pas një llogari kalimtare, mjetet që janë të bllokuar me kalu në një llogari në Bankën Qendrore, e mjetet t’i kemi aty”, deklaroi Murati në emisionin DPT te Fidani në Televizionin T7,