Kosovari ndalohet duke transportuar enë të përdorura me automjet francez

Një kosovar është ndaluar për kontrabandë me mallra, pasi në automjetin e tij me targa franceze po transportonte mjete amvisnie të përdorura pa dokumentacion përcjellës.

Gjilan 12.07.2021 – 04:15. Raportohet se është ndaluar automjeti kombi me targa franceze, që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit është vërejtur se i njëjti transportonte mjete amvisërie të përdoruar pa dokumente përcjellëse. Automjeti me mall është dërguar në terminalin doganor, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë.