Mustafa: Ekspertët e LDK’së po bëjnë planin për rimëkëmbjen ekonomike pas COVID 19

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa ka njoftuar përmes profilit të tij virtual se Lidhja Demokratike e Kosovës ka angazhuar një ekip ekspertësh për të të identifikuar të gjitha masat për rimëkëmbjen ekonomike dhe financiare, pas pandemisë së koronavirusit.

Mustafa ka thënë se prioritet themelor do të jetë mbështetja e sektorit privat të ekonomise dhe e punësimit si dhe masat lehtësuese për bashkëpunim ekonomik dhe tregtar me vendet e tjera.

“Do të trajtohen të gjitha burimet dhe potencialet e brendshme dhe të jashtme financiare, do të analizohet strukturimi emergjent i buxhetit në aspektin e konsumit, kursimit dhe likuiditetit dhe masat për likuiditetin e sektorit financiar në tërësi”, ka shkruar Mustafa./mediafokus.info