Kush tha se “Gjarpri është roje e shtëpisë”

Haxhi Avdyli (LDK) dhe Adil Behramaj (PDK) kanë replikuar mes vete në rrjetin social rreth nofkës së luftës “Gjarpri”, të Presidentit Hashim Thaçi.

Deputeti i LDK-së, me profesion mjek, Haxhi Avdyli, që doli kundër partisë së tij për rrëzimin e Qeverisë Kurti, ka shpërndarë një deklaratë të tij të para dy vitesh ku thoshte se “Kur fle me gjarpërin në një fole, ai të kafshon atëherë kur je në gjumë, kur se pret.

Postimit të atëhershëm, Avdyli i ka shtuar tani fjalët: “Gjarpëri po vazhdon të kafshojë, por tani viktima tjera”.

Ndaj këtij postimi të deputetit të LDK-së, Haxhi Avdyli, për gjarprin, ka reaguar Adil Behramaj.

Ai ka thënë që Avdyli si mjek do duhej ta dinte se gjarpri është simbol i shërimit.

“Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, si doktor me profesion, më mirë se çdokush tjetër do të duhej ta dinte se gjarpri është simbol i shërimit dhe mjekësisë, që nga kohërat antike.

Ai është simbol edhe i ilirodardanëve”, ka shkruar Behramaj.

Ndërsa, ka thënë që gjarpri është edhe roje e shtëpisë derisa e këshillon Avdylin të blej ndonjë qetësues.

“Doktori do të duhej ta dinte edhe legjendën e gjarprit të shtëpisë, i cili edhe sot e kësaj dite konsiderohet si “roje e shtëpisë”./mediafokus.info