Mustafa: Nesër vendosim për kandidatin për kryeministër

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, pas takimit me presidentin, në një konferencë për media, ka thënë se nesër do ta mbledhë kryesinë e partisë, ku do të diskutohet për kandidatin për kryeministër.

Pas takimit që liderët politikë e patën me presidentin Hashim Thaci, Mustafa tha se janë të gatshëm ta formojnë Qeverinë dhe se nesër në organët e partisë do të diskutojnë për emrin e kandidatit për kryemnistër.

“Nesër do ta mbledhimin kryesinë ku do të diskutojmë për mandatarin. Do ta konsultojmë Këshillin e përgjithshëm dhe do ta marrim miratimin e tij. Kur të përfundojë kjo, do ta kemi edhe një cikël me partnerët, e më pas do të argumentojmë te Presidenti se e kemi shumicën”, ka thënë Mustafa./mediafokus.info