Mustafa: Qeveria Hoti, më së largu në fillim të qershorit
Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, ka thënë se Qeverinë e ka rrëzuar Albin Kurti, pasi rrezikoi raportet me SHBA’të, transmeton Mediafokus.info.
“Qeverinë e ka rrëzuar Kurti sepse ka rrezikuar raportet me partnerit tonë ndërkombëtar, SHBA’të. Ky është faji i tij që Qeveria ka rënë në kohë të pandemisë sepse e kam paralajmëruar se nëse nuk evitohet taksa, atëherë do të dalim nga Qeveria”, ka thënë Mustafa për T7.
Ai ka shfaqur besimin që Qeveria Hoti të bëhet më së largu në fillim të qershorit.
“Unë besoj që kjo qeveri të bëhet më së largu në fillim të muajit qershor. Me Kushtetutë lejohet që në një mandat të Kuvendit të ketë disa Qeveri dhe nuk thuhet që në momentin e votëbesimit të një qeverie, Kuvendi duhet të shpërndahet”, ka theksuar ai./Mediafokus.info/

