Naile Halili, artistja që magjeps me zërin dhe stilin e saj

Këngëtarja nga Vitia, Naile Halili, falë zërit brilant dhe interpretimit të shkëlqyer, po edhe stilit të paraqitjes në skenë, po ngjitet sigurt shkallëve të suksesit, për të arritur një ditë në qiellin e yjeve shqiptare të muzikës.

Nailja ka kryer shkollën e mesme të muzikës në ‘Çesk Zadeja’ në Ferizaj, ndërsa aktivitetin kulturor si soliste e rregullt e zhvillon në Qendrën Kulturore ‘Anamorava’ në Viti, me drejtor Arianit Hetemi, si dhe bashkëpunon ngushtë edhe me AKV ‘Kastriotet’ në Ferizaj, shkruan plus.tv

Vitin e kaluar, ajo ishte fituese e vendit të dytë në festivalin ‘Kosovarja këndon’ në Ferizaj.

Është pjesëmarrëse nëpër programe televizive.

Në bashkëpunim me producentin Burim Krasniqi, Nailja ka sjellë materiale të shkëlqyeshme muzikore.

Së fundmi, në festivalin ‘Flakadani i Karadakut’ u prezantua me këngën ‘O Drenica ime’, e kënduar më parë nga Violeta Kukaj.

Ajo tejkaloi pritjet me interpretimin e kësaj kënge, në një paraqitje jashtë konkurrencës.

Artistet si Nailja e bëjnë krenar jo vetëm Anamoravën, por edhe Kosovën./Mediafokus.info/

VIDEO