Të shtunën i dorëzohet çmimi “Beqir Musliu” laureatit të sivjetmë Prend Buzhala

Këtë të shtune (26 nëntor), në kuadër të manifestimit ‘Vjeshta letrare e Gjilanit’ do t’i dorëzohet çmimi “Beqir Musliu” fituesit të sivjetmë Prend Buzhala.

Takimi mbahet në Bibliotekën e re të qytetit – Salla e konferencave, nga ora 12:00.

Shkrimtarit Prend Buzhala solemnisht do t’i jepet ky çmim nga kryetari i Komunës, Alban Hyseni dhe atë, në vigjilje të Festave të Nëntorit.

Organizatori mirëpret të gjithë krijuesit e artdashësit, të cilët dëshirojnë të bëhen pjesë e këtij akti solemn.

‘Festat festohen duke i shtuar dhe shpërblyer vlerat, sepse kështu më së miri madhërohet dhe vetë vlera e lirisë’ ka thënë Sabit Rrustemi, drejtues i Ars Clubit ‘Beqir Musliu’./Mediafokus.info