Ndahet nga jeta 100-vjeçari nga komuna e Vitisë, Adem Xheladini
100-vjeçari nga Lubishta e Vitisë, Adem Xheladini është ndarë nga jeta, njofton faqja Qyteti i Vitisë.
“Një jetë shekullore, e mbushur me përvoja dhe kujtime, përfundoi duke lënë pas familjarë, të afërm dhe shumë kujtime të çmuara” – thuhet në këtë njoftim.
E, çfarë dhurate më të madhe mund të ketë njeriu i kësaj bote sesa të arrijë një shekull jetë?
Populli e ka krijuar edhe shprehjen “jetofsh 100 vjet”.
Cila mund të jetë trashëgimia më e mirë se t’u tregosh njerëzve atë që ke përjetuar në disa breza dhe mban mend, siç thuhet ”kohën e turkit”, “kohën e krajlit”, ”kohën e bugarit”, “të ‘talianit”, “kohën e komunistit”, po edhe kthesat e mëdha në historinë shqiptare, si “68-tën”, “81-shin”, vitet e 90-ta, luftën e fundit të Kosovës për çlirim (1999) e të tjera.
Një shekull jetë, është një histori e tërë./Mediafokus

