I rikujtojmë Ikonat e Gjilanit: Mehmet ‘Doda’

Me ndihmën e artistit Lulzim Behxheti, i cili po e realizon një ide të kryetarit Lutfi Haziri, do t`i risjellim ikonat e qytetit të Gjilanit, të cilët ishin unikë në mënyrën e të jetuarit, sjellje, edukatë. dije, respektin që kishin për të tjerët.

Ata nuk ishin njerëz, thjesht të rëndomtë. Ishin diçka më tepër ose më pak se të tjerët, prandaj mbetën të veçantë.

Ne po sjellim vetëm portretet e tyre, ndërsa biografinë e secilit, veç e veç mund ta plotësoni ju që i keni njohur.

Ikona që po sjellim sot quhet Mehmet ‘Doda’, ish-ekonom i Bozhurit./mediafokus.info