Ndahet nga jeta 19 vjeçarja, Gentiana Fazliu
Ka ndërruar jetë në moshën 19-vjeçare Gentiana Fazlija nga Ferizaj.
Ajo, prej kohësh po përballej me një sëmundje të rëndë, të cilën nuk arriti ta tejkalojë pavarësisht përpjekjeve dhe trajtimeve të vazhdueshme.
Humbja e saj ka tronditur familjarët, miqtë dhe gjithë ata që e njohën.
Gentiana ishte një vajzë e sjellshme dhe me shumë ëndrra për të ardhmen.
Familjarët kanë njoftuar se ceremonia e varrimit mbahet të martën, më 7 prill, në Sadovinë e Jerlive, nga ora 17:00. /Mediafokus

